Site icon PORTALB

Përveç rrogës 25 mijë euroshe, Stanisavleva ka  qenë edhe anëtare e Bordit Drejtues të Fondit Filmik

Jana Stanisavleva

Jana Stanisavleva

Ish drejtorja e MPB-së, Jana Stanisavleva, ka qenë anëtare Bordit Drejtues të Fondit Filmik të Maqedonisë, prej ku këto ditë është shkarkuar, ka njoftuar nga profili i “Facebookut”, gazetari Lubisha Stankoviq, transmeton Portalb.mk.

Ai e ka ndarë publikimin në “Gazetën Zyrtare”, në të cilën mund të shihet se ajo bashkë me aktoren që kërkonte “plumba të vërtetë për protestuesit e Revolucionit Laraman”, janë shkarkuar nga posti anëtarë i Bordit Drejtues të Fondit Filmik.

 

Stanislavleva është bërë temë e diskutimin në opinion, pasi që derisa gazetarët e MPM-së protestonin për rroga, ajo nga posti i drejtores ka marrë rrogë prej 25.000 eurove në muaj.

Exit mobile version