Drejtoria për të ardhura publike (DAP) mbrëmë vonë mbylli bastore pa leje në fshatrat Rostushë dhe Velebërdë.
“Nga objektet të cilat kanë punuar në mënyrë të paleicencuar, inspektorët tatimor e konfiskuan tërë pajisjen teknike (televizorë, kompjuterë dhe printerë) dhe qarkullimin e hasur në para të gatshme të përfituar nga organizimi jolegal i lojërave të fatit”, kumtoi DAP.
Krahas konfiskimit të pajisjes dhe vulosjes së objekteve, për personat-organizues është shqiptuar gjobë prej 2.000 eurove, ndërsa do të pasojnë edhe padi penale.