Site icon PORTALB

Brazil, protesta të dhunshme në Rio

Protesta të dhunshme në Rio

Protesta të dhunshme në Rio

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Rio de Janeiro pas vdekjes së një të riu, i cili dyshohet të jetë rrahur nga forcat e policisë në një nga lagjet e varfra të qytetit.

Protestuesit bllokuan rrugët kryesore pranë zonës turistike të Copacabana. Trazirat nisën menjëherë pas vrasjes së një personi nga policia, e cila bëri të ditur se viktima dyshohej të ishte trafikant droge.

Qyteti është mbuluar nga tymi pasi disa automjeteve i është vënë zjarri nga protestuesit, të cilët sulmuan edhe një stacion të policisë.

Sipas Amnesty International rreth 2 mijë persona vdesin çdo vit si pasojë e dhunës policore.
Situata është tensionuar ndjeshëm ditët e fundit në disa zona të Rios ku policia kërkonte të vendoste rendin në prag të Kampionatit Botëror, i cili do të nisë më 12 Qershor.

Për dekada të tëra, zona në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Rios ka qenë e kontrolluar nga disa prej grupeve më të fuqishme të drogës në vend.

Luftërat e ashpra mes grupeve kriminale rivale shpesh herë kanë çuar në mbylljen e autostradës që lidh qendrën e qytetit me aeroportin dhe rrugë të tjera të rëndësishme të Rios, ku do të luhet dhe finalja e Kupës së Botës./ TCH

Exit mobile version