Site icon PORTALB

Është e mundur që Trampi ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja nëse aleatët nuk i rrisin kontributet

NATO dhe SHBA

NATO dhe SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp është i kënaqur sepse aleatët u obliguan se do ta rrisin ndihmën financiare, por nuk e përjashton mundësinë që ta tërheqë SHBA-në nga Aleanca, nëse ato premtime nuk përmbushen, theksoi një burim nga Shtëpia e Bardhë.

“tani për tani presidenti është i kënaqur nga ajo që sheh. Ai sheh se ata reagojnë pozitivisht”, theksoi burimi para vizitës së parë të Trampit jashtë vendit, transmeton BTA.

Tramp më 25 maj do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel.

“Por nëse nuk ndodhë asgjë, apo nëse ndodhë shumë ngadalë, do të mbetemi të ‘zgjuar'”, theksoi burimi.

DPA mbrëmë lajmëroi se një burim tjetër anonim, i punësuar në Shtëpinë e Bardhë ka cekur se “Tramp nuk do të mbetet në NATO, nëse NATO-ja nuk arrin përparim mjaft të shpejtë”.

Në takimin e kreut në Bruksel, Tramp sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të bëjë presion ndaj aleatëve për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje.

Exit mobile version