Site icon PORTALB

Vazhdon projekti “Storje suksesi” nga Fondacioni Albiz, këtë herë me Luan Starovën

Akademiku Luan Starova

Akademik Luan Starova

Të shtunën në hapësirat e Galerisë Çifte Hamam të Çarshisë së Vjetër të Shkupit në orën 11:00 do të mbahet projekti “Storje Suksesi” që organizohet nga ana e Fondacionit Albiz ku këtë herë storien e tij të suksesit do ta rrëfejë akademiku dhe shkrimtari i njohur Luan Starova, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i projektit

Projekti ka për qëllim që nxënësit dhe studentët, bursistë të Fondacionit, të njoftohen nga afër me jetën dhe të arriturat e personaliteteve të ndryshme, të cilët veprojnë në fusha të ndryshme si biznesi, shkenca, kultura, shëndetësia, sporti e tjera. Përvoja e tyre profesionale dhe jetësore të jetë shtytës dhe motiv për të rinjtë që të ndjekin rrugën e tyre dhe nesër të jenë shembull për gjeneratat që vijnë.

“Storje suksesi” është një prej projekteve që Fondacioni Albiz e realizon në kuadër të programit edukativo-arsimor.

Exit mobile version