Site icon PORTALB

Në dy vjetorin e protestës mbarëpopullore të 17 majit, Zaev e mori mandatin (FOTO+VIDEO)

Qytetarët të bashkuar në protesta

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e mori mandatin në ditën e protestës së 17 majit të vitit 2015, ku një ditë pas publikimit të “bombës 33”, qytetarët nga të gjithë qytetet e Maqedonisë, maqedonas, shqiptarë, turq, etj., të bashkuar i vërshuan rrugët e Shkupit për largimin e Qeverisë së Nikolla Gruevskit, shkruan Portalb.mk.

“Po dërgojë një porosi të qartë nga të gjithë ne këtu, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, organizata, parti, Gruevski ti vetë po e sheh që mbaroi koha juaj, Ikni. Asgjë më nuk mund të bëjë Nikolla Gruevski, përveç se të largohet nga kjo ndërtesë në të cilën i ka orët e numëruara. Ai duhet të largohet, patjetër e ka të largohet , zgjidhje tjetër nuk ka, për t’u kthyer demokracia që ai e shkeli, për ta ngritur në këmbë Maqedoninë e cila ka rënë në dy gjunjë”, tha Zaev më 17 maj të vitit 2015.

Në përkujtim të përvjetorit të dytë, Zaev në “Facebook” ka shkruar se “në këtë ditë përpara 2 viteve, qytetarët treguan se Maqedonia mundet dhe patjetër duhet të jetë më ndryshe. Maqedoni është një shoqëri për të gjithë!”.

Edhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, e ka kujtuar ditën e protestave kur kërkonte LSDM-ja Qeveri Teknike e cila do t’i organizonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Le të na jetë me gëzime kjo ditë. Saktë dy vjet pas 17 majit të madh të bashkimit, fillojmë sfidën më të madhe: ta kthejmë jetën në Maqedoni! Maqedonia të jetë stabile, demokratike, shtet i së drejtës për të gjithë qytetarët! Ishte rëndë dhe rrezikshëm, por asnjëherë nuk u dorëzuam! Kishte mëdyshje, por nuk u gjunjëzuam! 17 maji: dita e shpresës, bashkimit dhe jetës në Maqedoninë tonë! Ka simbolikë, ka drejtësi, ka ardhmëri!”, shkruan Sheqerinska.

Ish deputeti Jani Makraduli, në “Facebook” ka shkruar se edhe ky 17 maj është veçanërisht i rëndësishëm për Maqedoninë, duke uruar për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë.

Ditën e protestës mbarëpopullore e kanë komentuar edhe shumë qytetarë nëpërmjet rrjetet sociale, duke e cilësuar si protestë që është karakterizuar me bashkimin e qytetarëve nga të gjitha etnitetet për “rrëzimin e regjimit të Gruevskit” pas skandalit të përgjimeve.

Më poshtë ju sjellim fotografi dhe video nga atmosfera e protestës së 17 majit:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version