Site icon PORTALB

“Për ne bëhet fjalë” dorëzoi padi penale kundër drejtorëve të ELEM-it dhe TEC Manastirit

"Për ne bëhet fjalë"

"Për ne bëhet fjalë"

Shoqata manastirase “Për ne bëhet fjalë” sot në Prokurorinë Themelore Publike – Manastir ka dorëzuar padi penale kundër 7 drejtorëve dhe udhëheqësve të “Elektranat e Maqedonisë” (ELEM) dhe të TEC Manastirit për shkak të kryerjes së veprës penale ndotje të mjedisit jetësor dhe të natyrës, njofton Portalb.mk.

Ekologët manastiras padinë penale e kanë dorëzuar kundër drejtorit të përgjithshëm të ELEM-it, Hristijan Mickoski, drejtorit të TEC Manastirit, Ivan Kukovski, drejtorit për zhvillim dhe për investime në kombinat, Toni Paspallovski, drejtorit të minierave, Pande Petkovski, njëri nga udhëhqeësit e sektorit për menaxhim me hirin e TEC Manastirit, Simo Atanasov, por edhe përgjegjësi i HTV laboratorisë, Lidija Popovska.

Exit mobile version