Site icon PORTALB

Maqedoni, formohet “Rrjeti për legjislativë më të mirë”

Është formuar “Rrjeti për legjislativë më të mirë” e përbërë prej 10 organizata joqeveritare të cilët do ta ndjekin procesin e vlerësimit të ndikimit nga rregullorja kur do të sjellin ose ndryshojnë ligj, njofton Portalb.mk.

Anëtarët e rrjetit në kuadër të procesit të “Vlerësimit të Ndikimit të Rregullores (VNRR) në hije” të cilin e zbatojnë Instituti për Demokraci – IDSCS dhe Qendra për Analiza Ekonomike QAE, do t’i analizojnë edhe për atë se si në të kaluarën është zbatuar kjo procedurë e cila duhet t sigurojë sjellje të ligjeve të mira dhe afatgjate të bazuara në dëshmi, hulumtime dhe pjesëmarrje të gjerë të të gjitha grupeve të interesit.

Anëtare të rrjetit janë organizatat:

Në kuadër të “VNRR-së në hije” do të analizohet se si do të zbatohet projekti i Vlerësimit të Ndikimit të Rregullores (VNRR) gjatë krijimit të ligjeve dhe si janë mundësitë për organizatat qytetare që të kyçen në krijimin e politikave publike.

Exit mobile version