Site icon PORTALB

“Parakalimi i maturantëve 2017” të premten në sheshin Maqedonia

Foto arkiv

Në sheshin “Maqedonia” të premten në mesditë do të mbahet edicioni i 11-të i “Parakalimit të maturantëve”, ku tradicionalisht nxënësit të cilët e përfundojnë arsimin e mesëm vallëzojnë kuadrilin. Këtë vit do të vallëzojnë edhe maturantët nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia.

Organizues i manifestimit, Drejtoria për kulturë dhe art-Shkup, pret që të kyçen rreth 1.000 maturantë nga 16 shkolla të mesme nga Shkupi dhe moshatarët e tyre nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia apo rreth 2.000 nxënës. Djemtë do të mbajnë bluza të kaltra, ndërsa vajzat të verdha.

Mbështetës i “Parakalimit të maturantëve 2017” janë Qyteti i Shkupit dhe Delegacioni i BE-së në Shkup.

Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet në vitin 2001 në Lubjanë, ndërsa në Maqedoni për herë të aprë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër, në organizim të Drejtorisë për kulturë dhe art të Shkupit dhe Klubit sportiv vallëzues “Ritam Plus” nga Shkupi.

Exit mobile version