Site icon PORTALB

Mesi sërish vjell para ndeshjes me Bilbaon, çfarë po ndodh me të?! (VIDEO)

Messi

Messi

Nuk kanë fund telashet për Lionel Messin. Dhe kësaj rradhe po flasim sërish për ato shëndetësoret. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” është parë sërish duke vjellë dhe kësaj rradhe ka ndodhur para ndeshjes së fundit në La Liga kundër Athletic Bilbaos.

Ylli argjentinas është kapur nga kamerat teksa villte në tunelin e “Camp Nou” duke risjellë në memorje skenat me kombëtaren e Argjentinës kundër Bolivisë dhe Rumanisë së fundmi dhe të ndeshjes kundër Levantes.

“Nuk e di se çfarë po më ndodh”, është përgjigjur Messi kur është pyetur për këtë gjë.

Gjithësesi Barça e fitoi ndeshjen kundër baskëve dhe golin e fitores e shënoi pikërisht Lionel Messi. /albeu

Exit mobile version