Site icon PORTALB

Tridhjetë civilë janë vrarë gjatë sulmit të koalicionit antixhihadist në Siri

Siri, foto arkiv

Tridhjetë civilë janë vrarë dje gjatë sulmit të koalicionit antixhihadist, të kryesuar nga SHBA-ja, ndaj qytetit sirian Abu Kamal, në afërsi të kufirit irakian, i cili është nën kontroll të grupit Shteti islamik.

“Ata goditën vend të populluar në rajonin rreth orës tre të mëngjesit, derisa njerëzit ende flenin, për ç’arsye një numër i madh i personave e humbën jetën”, deklaroi drejtori i Qendrës siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, Rami Abdel Raman.

Ai shtoi se pjesëtarët e SHI-së kanë përdorur disa nga banesat në rajonin, i cili është goditur si Shtatmadhori lokale.

Nga Qendra kumtojnë se në sulm është goditur edhe automjeti, i cili ka bartur punëtorët në punë.

Ushtria e SHBA-së kumtoi se në sulmet e koalicionit në Siri dhe Irak prej fillimit të operacionit në vitin 2014 pa qëllim janë vrarë 352 civilë. Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut megjithatë thonë se numrat janë shumë më të mëdha.

Exit mobile version