Site icon PORTALB

Teuta Arifi priti në vizitë peshkopin Zotin Josif

Teuta Arifi priti në vizitë peshkopin Zotin Josif

Teuta Arifi priti në vizitë peshkopin Zotin Josif

Me rastin e festës së Pashkëve, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi priti sot në vizitë peshkopin e ipeshkvisë për rajonin e Gostivarit dhe Tetovës, Zotin Josif. Në takim u bisedua mbi vlerat e bashkëjetesës  dhe tolerancës ndërfetare. Politikat e Komunës së Tetovës zhvillohen në drejtim të  vendosjes së standardeve të një komunikimi të denjë e të tolerancës me të gjitha bashkësitë fetare. Poashtu u bisedua edhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës dhe aktiviteteve në Komunën e Tetovës.

Për nderë të festës së Pashkëve kryetarja Arifi  vizitoi edhe familjen e Ivo dhe Violeta Jorgushevski për të ndarë një pjesë të atmosferës festive me ta.

Kryetarja uroi festën e Pashkëve duke shprehur dëshirën që në këtë frymë të ngrihen dhe kultivohen vlerat fetare e njerëzore, ato të tolerancës e bashkëjetesës së harmonishme midis të gjitha komuniteteve të komunës.

Exit mobile version