Autoritetet spanjolle, në bashkëpunim me policinë ekuadoriane, ndalën një anije në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se 5,5 tonë kokainë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Spanjës, duke informuar se 20 persona janë arrestuar.
Agjentët ekuadorianë kanë hyrë në anije transportuese që gjendjen pothuajse tre milje nautike nga bregu i provincës ekuadoriane Santa Elena.
Në anije ndodhej kokainë kolumbiane, destinacioni i të cilit duhej të jetë Evropa.
Në kumtesën e policisë thuhet se transportin e kanë organizuar një grup kontrabandistësh të drogës nga krahina verilindore Galicia.
Policia e Ekuadorit midis ngarkesës së anijes ka gjetur thasë me kokainë dhe ka arrestuar 20 meshkuj.