Për tre vite ishte përfshirë në një lidhje sentimentale nëpërmjet rrjetit social Facebook, me një femër e cila ishte deklaruar në mënyrë të rremë 21 vjeç, por në të vërtetë ishte një grua 44 vjeçare, nënë e tre fëmijëve.
Sapo e takoi e vrau dhe më tej i dha fund edhe jetës. I riu indian Vineet Singh rreth 25 vjeç, kishte kërkuar miqësinë e Jyoti Kori në rrjetin social, ndërsa kjo e fundit si fotografi profili kishte përdorur atë të një aktoreje të Bollywood.
Për thuajse tre vjet, ata shkëmbyen përditë mesazhe të ngrohta dashurie pa u parë asnjëherë as në video-kamera, deri kur Vineet i propozoi Jyoti një takim romantik në zonën e lumit Narmada, në Madhya Pradesh, takim të cilin ajo e pranoi.
Por në momentin e takimit, shpërtheu drama dhe zhgënjimi i madh. I riu zbuloi se kishte mashtruar nga gruaja, duke rrëmbyer një armë dhe duke e vrarë. Më tej në dëshpërim e sipër qëlloi edhe veten, duke gjetur vdekjen pak orë më vonë në spital.