Site icon PORTALB

Osmani: Me votën e lirë të mposhtim koalcioninin e krimit

Osmani: Me votën e lirë të mposhtim koalcioninin e krimit

Osmani: Me votën e lirë të mposhtim koalcioninin e krimit

Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore karvani i RDK-së me në krye kryetarin Rufi Osmani dhe sekretarin Izet Zeqiri vizitoi Debreshin.

Programin e RDK-së e shpalosën deputetët potencial Vesel Memedi, Sedat Zulbeari dhe Meli Jakupi. Kandidatët për deputet argumentuan se në mandatin e qeverisjes më komunën e Gostivarit nga RDK u zgjodh problemi jetik i ujit për pije dhe u bën shumë investime infrastrukturore krahas punësimet të mbi 30 personave nga ky lokalitet.

“Pas dhunimit të votës shqiptare në zgjedhjet lokale 2013 BDI është duke ndëshkuar rëndë politikisht të gjitha vendbanimet shqiptare duke mos realizuar asnjë investim dhe duke nxjerrë nga puna afërsisht 500 shqiptarë në të gjitha strukturat e pushtetit komunal dhe rajonal. Fitorja e RDK-së në zgjedhjet parlamentare është garanci për ndërprerjen e këtij revanshizmi të paparë politik që sot i ngjanë një anarkie institucionale të paparë përfundoi” Sedat Zulbeari kandidat për deputet nga Debreshi.

Sekretari i RDK-së Izet Zeqiri argumentoi projektet dhe vizionin e RDK-së për mandatin 2014-2018 duke potencuar se ky program ka pas vetes studime dhe analiza të mirëfillta të ekspertëve dhe do jetë garanci për marrjen e parave publike nga buxheti i shtetit dhe investimi i tyre në dobi të vendbanimeve dhe të kombit shqiptarë.

“Kryetari Rufi Osmani argumentoi se terri informativ që sot është karakteristik e qeverisë VMRO-BDI mori konfirmimin edhe nga ish ambasadori I UE Ervan Fuere me çka iu dha përgjigje të merituar demagogjisë politike të BDI-së dhe bojkotit të rrejshëm për zgjedhjet presidenciale. Është pikërisht kjo qeveri skandalet korruptive të së cilës tashmë janë bërë publike dhe që kanë njollosur njerëzit kryesor të kësaj qeverie që duhet të mposhtin me votën e lirë të qytetarëve për të ndërprerë këtë dhunim të paparë të demokracisë dhe të falimentimit të buxhetit dhe të shtetit të përbashkët”, përfundoi kryetari Osmani.

Exit mobile version