Site icon PORTALB

Qeveria i kontrollon administratorët!

Qeveria i kontrollon administratorët!

„Çdo parti serioze bënë analiza. Listat nuk janë risi. Është keq që VMRO-DPMNE i keqpërdor këto të dhëna, që të bëjë shtypje dhe të votojnë për të. Krerët e partisë kanë lista nga të gjithë të punësuarit për shembull ato kanë listën e të gjithë të punësuarve në administratë që janë rreth 20 mijë. Secili prej tyre duhet të sjellë 15 vota, 60 mijë vota vetëm me ndihmën e administratës”, thotë një bashkëbisedues anonim për Fokus.

Sipas të njëjtit burim të dhëna merren edhe nga shtabet zgjedhore. Persona me të dhëna të partive shkojnë derë më derë dhe i anketojnë votuesit ose hulumtimi kryhet nëpërmjet telefonit.

Për dallim nga vendet urbane, në ato rurale ku njerëzit njihen ndërmjet veti më lehtë është të vlerësohet kush për kë do të votojë. Kështu është rasti edhe me fshatin Rostushe. Aktivist i VMRO-DPMNE-së është dashur patjetër të bind 15 persona që të votojnë për partinë e tij sepse i kanë premtuar se do ta punësojnë. 

Personi ka shkuar nga dera në derë për të bindur 15 votues të votojnë për partin e tij. 

“Në zgjedhjet e fundit parlamentare më është lutur që të votoj për VMRO-DPMNE-në. Ai dhe gruaja e tij janë të papunësuar ndërsa kanë dy fëmijë. Ne jemi vend i vogël dhe i ndihmojmë njëri tjetrit. Pasi premtuam se do të votojmë për VMRO-në nga partia u paraqitën në telefon për të verifikuar nëse vërtetë do të votojmë”, ka deklaruar një qytetarë për Fokus.

Partitë tani kanë edhe metoda të tjera. Sa “Like” do të merr kandidati i tyre në Facebook.

Exit mobile version