Site icon PORTALB

Rrahje në qendër të Labunishtës, sulmohet një ish deputet nga radhët e BDI-së

Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 22:40 në qendër të Lubunishtës ka pasur sulm fizik mes dy personave.

Nga deri më tani arsye të panjohur ka filluar rrahje mes Safet Tafilovskit nga Labunishta dhe ish deputeti nga radhët e BDI-së nga po i njëjti vend Nedim Ramizi.

Nuk dihet nëse rrahja ka të bëjë me politikë sepse Safet Tafilovski është simpatizues i BDI-së ndërsa Nedim Ramizi është anëtarë i PDSH-së.

Reagimi i shpejtë i banorëve të Labunishtës të cilët ishin në vendin e ngjarjes ka bërë që mos të vijë deri tek incident më i madh.

Exit mobile version