Site icon PORTALB

Subrata Roj mbetet në burg, nuk ka vendim për kaucion

Subrata Roj, i arrestuar

Subrata Roj, i arrestuar

Biznesmeni indias Subrata Roj nuk do të mund të mbrohet në liri, pasi që Gjykata Supreme e Indisë nuk pranoi kërkesën e tij për të paguar kaucionin me këste.

Gjykata po shqyrton mundësinë që të pranojë këstin e parë prej 415 milionë euro të ofruar nga Roj, për t`u mbrojtur në liri. Ndërsa kërkesa e gjykatës është që ai të paguaj kaucionin prej 2,5 miliardë dollarëve, edhe ate në afat prej dy muajve. 

Grupacioni “Sahara Group” ka ofruar edhe listën e pronave dhe pasurive të tjera, të cilat mund të shiten në rast se nuk do të paguhej kaucioni. Multimilioneri indias u burgos më 28 shkurt në qytetin Luknov, i cili vullnetarisht i`u dorëzua autoriteteve policore. Ai akuzohet për mashtrim.

Dy kompanitë që ai drejtohen janë akuzuar se kanë përfituar 3,9 miliardë dollar përmes letrave me vlerë falso dhe përmes mashtrimit të një numri të madh të kompanive të vogla. Subrata Roj ka paralajmëruar investime edhe në Maqedoni, të cilat ishin promovuar nga kryeministri i deritanishëm Nikola Gruevski. Investimet e tij ishin paralajmëruar të jenë mbi 200 milionë euro dhe se për këtë ishte bërë një fushatë qeveritare. Kompania indiase e përfaqësuar në Shkup, megjithatë ka thënë se nuk rrezikohen investimet e tyre në Maqedoni. Dy djemtë e biznesmenit indias kanë përfituar shtetësinë e Maqedonisë. 

Exit mobile version