Site icon PORTALB

Gostivar, digjet shtëpia, 5 vjeçarja me lëndime të rënda dërgohet në Qendrën Urgjente në Shkup

Foto ilustrim

Policia njofton se me datë 13.05.2017 rreth orës 15, në fshatin Vërbjan të Gostivarit, shtëpia në pronë të A.I (34) është kapluar nga zjarri. Arsyet mbeten të panjohura ndërsa zjarri është përhapur nga dhoma e ndejës ku ka qenë një vajzë 5 vjeçare, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, A.I e ka nxjerrë vajzën nga dhoma dhe e ka dërguar në Spitalin e Gostivarit. Shkaku i lëndimeve të rënda dhe djegieve trupore vajza është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup. Policia e Gostivarit po bën hetimin e rastit.

Exit mobile version