Site icon PORTALB

Patrisi kujdeset për foshnjën, Tuna i fotografon (Foto)

Tuna Patrisi
Çifti Patris Berisha dhe Altuna Sejdiu javën e kaluar janë bërë prindër për herë të parë. Tuna solli në jetë një djalë i cili ia dha epitetin nënë asaj dhe vogëlushin e pagëzuan me emrin Tian, shkruan lajmi.net.

Në ditët e para të ardhjes në jetë të djalit, Tuna dhe Patrisi po shfrytëzojnë çdo mundësi për të kaluar çastet më të mira së bashku.

Në Instagram, Tuna ka postuar një foto në të cilën Patrisi kujdeset për ta ushqyer foshnjën, ndërsa Tuna i fotografonte, duke lënë mbishkrimin ‘Gjithçka e imja’ sipër saj. /Lajmi.net/

Exit mobile version