Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u takua në Pekin me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar rreth bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe situatën në rajon.
Vuçiç shprehu kënaqësi për interesin në rritje të investitorëve turq, si dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese të kompanive që tashmë po bëjnë biznes në Serbi, raporton Tanjug.
Ndërsa, Erdogan ka deklaruar se Serbia është një faktor kyç për stabilitetin në rajon.
“Serbia është shumë e rëndësishme për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Edhe pse nuk ndajmë kufijtë bashkë, ne e konsiderojmë Serbinë si një fqinj”, deklaroi Erdogan.