Site icon PORTALB

Nikolla Gruevski komenton për afatet e zgjedhjeve lokale dhe Talat Xhaferin

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se edhe po të dëshirojnë nuk mund të pranojnë Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit, sepse, siç tha ai, është zgjedhur me dhunë, me shkelje të Kushtetutës, shkelje të Rregullores së Kuvendit.

“Ai për momentin është dhe me siguri do të ngelet ashtu uzurpues i pozicionit të kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputet, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kundërshtojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të thuhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetutese”, u shpreh Gruevski, njofton Shenja. Sa i përket zgjedhjeve lokale, Gruevski ka thënë që është mirë që ato të mbahen sa më shpejtë me 2 korrik dhe mbeten në kërkesën që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.

Exit mobile version