Skandaloze! Shfuqizohet parabugimi për biznesmenin Sead Koçan

Shfuqizohet paraburgimi për pronarin e kompanisë “TRANSMET”, Sead Koçan, mëson Alsat M nga burime të sigurta. Sipas informacioneve një vendim i tillë është marrë gjatë ditës së djeshme. Me këtë, anulohet urdhër arresti vendor dhe ai ndërkombëtar që policia e lëshoi për Koçanin, pothuajse 2 muaj më parë, pas arratisjes së biznesmenit. Sipas këtij vendimi, pritet që i dyshuari në rastin “Trust” të kthehet lirshëm në Maqedoni.

Gjykata Penale hesht. Ky zhvillim i ngjarjeve vjen pasi vetëm dy ditë më parë, Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Publike Speciale ngriu pronën dhe 3 llogaritë e pronarit të kompanisë “TRANSMET.” Avokati i të dyshuarit, Nikolla Dodevski, sot refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth llogarive të bllokuara të Koçanit.

LEXO: Me kërkesë të Speciales, Gjykata ia ngrin pronën dhe xhirollogaritë Koçanit

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button