Site icon PORTALB

Aksident komunikacioni në Maqedoni, ndërroi jetë shkupjani

Foto ilustrim

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në ora 17.10 në rrugën magjistrale Shtip-Shkup ka humbur jetën një shkupjan i moshës 51 vjeçare, njofton Portalb.mk.

I mbijetuari D.D. (51 vj) duke vozitur veturë me targa të Shkupit ka humbur kontrollin ndaj saj me çka ka dalë nga linja rrugore.

Bashkë me të ka qenë edhe D.S. (75 vj) i cili ka marrë lëndime të rënda trupore ku më pas është dërguar në Qendrën Klinike të Shtipit ku në orën 19.20 ndërroi jetë.

Ndërsa vozitësi D.D. ka marrë lëndime të rënda trupore.

Nga MPB njoftojnë se punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version