Site icon PORTALB

Erdogan: SHBA nuk duhet të jetë strehë e Feto-s

Rexhep Taip Erdogan

Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se gjatë vizitës në SHBA, më 16 maj, me homologun e tij amerikan Donald Trump do të bisedojë edhe për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës FETO, Fetullah Gylen, njofton Alsat.

“Ka informacione dhe dokumente të tjera që do të dorëzohen në lidhje me këtë. E respektoj vullnetin e Trumpit në lidhje me këtë çështje dhe ne në lidhje me këtë kërkesë do të shkojmë deri në fund”, deklaroi Erdogan. Erdogan para gazetarëve në Ankara në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Kinë, deklaroi se SHBA nuk duhet të jetë strehë dhe inkubator i FETO-s.

 

Exit mobile version