Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është i lehtë.
Sipas tij, dialogu nuk ka alternativë, deri në njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës.
Kështu ka deklaruar ai gjatë një interviste për të përjavshmen kroate “Nacional”.
“Unë e kam udhëhequr luftën për çlirim të Kosovës, por e kam udhëheq edhe dialogun për fqinjësi të mirë me Serbinë. Sepse, kjo është domosdoshmëri. Ne kemi punuar për normalizim dhe pajtim, i besoj se kjo mund të ndodhë me plotë vështirësi. Dialogu s’ka alternativë, deri në njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës. Por, të dialogosh me Serbinë nuk është e lehtë”, ka theksuar Thaçi.
Thaçi ka thënë se Kosova e di që Serbia ka plan për ndarje të Kosovës, duke shtuar se ai moment për Serbinë nuk do të vijë.