Site icon PORTALB

Realiteti ndryshe – dedikuar studentit të Bernit

Bujar Arifi, sekretar gjeneral i RDSH-së

Bujar Arifi, sekretar gjeneral i RDSH-së

Dedikuar studentit të Bernit
Për të qenë marksist-leninist nuk duhet të kesh moshë të caktuar, apo të jetosh në një teritor të caktuar gjeografik. Këtë më së miri e vërteton ti.  Kur na shisje mend për revolucionet, gjëja e parë që kishe shkruar ishte se revolucioni është ndryshim i dhunshëm. Në mendjen tënde marksiste mund të jenë, por ne si PDSH gjithmonë kemi qenë kundër dhunës, këtë e ka të qartë edhe ideologu yt A.A. Ne revolucionin tonë do ta bëjmë me vota dhe lule. 

Arsyeja pse vendosa të të bëj replikë, është se ti mundohesh të na bindësh se ideologu yt e ka bërë Maqedoninë shtet utopik. Nëse je i bindur për këtë, eja që të jetosh në Maqedoni dhe të përballohesh drejtpërdrejt me situatën këtu. Më dukesh si ideologu yt në kohën e tij, kur rinte nëpër podrume dhe shiste mend për ata që jetonin nën Jugosllavi. Ti zotrote, që studion në Bern dhe i ke të gjithë të mirat atje, nuk është e drejtë të flasësh në emrin tim dhe në emër të bashkëmoshatarëve të mi që jetojmë këtu! Ne këtu nuk kemi kushte elementare për studime. 
Universiteti i Tetovës është i ranguar në listën e Shangait si një ndër universitet më të dobët në botë, në çdo aspekt. Të lutem, krahasoje pak si është Universiteti i Tetovës me Universitetin e Bernit, në aspektin e cilësisë, profesionalizmit dhe rregullit. Si rini, ne këtu nuk mund të punësohemi nëse nuk jemi aktivist apo votues të BDI-së, në Bern si qëndron puna? Vlerësoheni për përkushtimin ndaj një partie politike, apo për përgatitjen profesionale? Si rini, ne këtu çdo ditë ofendohemi dhe rrihemi nga maqedonët dhe askush nuk përgjigjet, se sa për të dënuar fajtorët, kjo nuk vjen parasysh. Po, në Bern si është situata, a rrihen nëpër shkolla, autobusë, apo në hapësira publike në mënyrë barbare rinia? 

Ne si qytetarë të këtij vendi, nëpër komunat me shumicë shqiptare nuk kemi ujë te pijshëm, në Bern a keni? Ne si rini, në Tetovë, me dy universitete dhe disa shkolla të mesme, nuk kemi as bibliotekë dhe as teatër, një premtim 12 vjeçar i marksist- leninistëve të BDI-së, në stilin “u tha, (s)u bë”. Ju në Bern a keni? Në komunat tona, rrugët i kemi gjithë gropa, po në Bern si janë? Ne në Çarshinë e Shkupit rihemi nga aktivistët e BDI-së vetëm se shprehim mendimin e lirë, përkrahim një subjekt opozitar shqiptar.

Po në Bern, a rihen njerëz sepse janë simpatizantë ose anëtarë të një partie politike, apo kjo është metodë vetëm e marksist- leninistëve? 
A e din edhe sa probleme tjera kemi? Aq sa ka parqe Berni! Ti me mendimin e komunistit të vockël mundohesh të hedhësh baltë mbi z.Thaçi, duke bërë shpifje të llojit më të ulët. Ti që thua se PDSH ishte kundër UT-së , ku e more këtë informacion? Do ta dërgoj foton e z.Xhaferit dhe z.Thaçit në krye të protestave pro UT-së , ku ishte idoli yt në atë kohë? Ai ishte ku je ti tani, në Zvicër duke propaganduar marksizëm dhe duke pirë kafe. Kulminacioni i injorancës tënde është kur e akuzon PDSH-në pse e ka hapur UEJL, çka të pengon UEJL ty? Shihet se ke dëshirë ti përmendësh momentet historike të shqiptarëve të Maqedonisë , ja po ti përmendi edhe unë disa. 

Ku ishe ti dhe A.A kur u vra Harun Aliu? Ku ishi ti dhe A.A kur ndodhi rasti Monstra? Ku ishe ti dhe A.A kur u vendos Car Dushani? Tash po ndërtohet kryqi më i madh në Ballkan në Shkup ku je ti dhe A.A? Ku ishe ti dhe A.A kur bastiseshin shtëpitë e shqiptarëve në Likovë? Ku e ka ligjin e gjuhës kryetari yt? Ku e ka ligjin për pjesëmarrësit e konfliktit të 2001? Ka edhe shumë raste tjera, ku shqiptarët janë diskriminuar dhe dhunuar, ti nuk ke qenë askund, ndërsa A.A ka qenë i humbur në kohë dhe hapësirë. 

Sinqerisht, më dukesh si Liza në botën e çudirave dhe bën mirë më tepër të përkushtohesh në studime për shkencat politike, sepse duket hapur se paske ngelur shumë prapa. 

Bujar Arifi, sekretar gjeneral i RDSH-së 

Exit mobile version