Site icon PORTALB

BDI dhe PDSH, trokasin derë më derë, premtojnë punësime

BDI dhe PDSH, trokasin derë më derë, premtojnë punësime

BDI dhe PDSH, trokasin derë më derë, premtojnë punësime

Aktivist partiak të të dyja partive BDI dhe PDSH, kanë intensifikuar përpjekjet e tyre elektorale. Krahas takimeve të hapura me qytetarët, persona të rekrutuar nga partitë të cilët mbajnë në duar programet partiake, gjatë këtij vikendi kanë trokitur derë më derë për të bindur qytetarët në programet e hartuara partiake.

Një praktik që ka funksionuar edhe më parë, nuk duket edhe aq bindëse tek qytetarët. Në emër të shpërndarjes së programeve partiake, qytetarëve u premtohet punësime, në forma të bashkëbisedimeve që duket një variant më bindës.

Premtimet arrijnë nga të dyja partitë. Të dyja pretendojnë se do të jenë pjesë e qeverisë. Kështu është rasti me Ajet Nezirin nga Tetova, baba i tre fëmijëve dhe i papunë, që i takon një rrethi më të gjerë familjar. Ai duket i pa interesuara për zgjedhjet, por fushata e përforcuar e partive politike, duket se nuk do ta kursej atë.

Ai thotë se i është premtuar punësim edhe nga BDI edhe nga PDSH, në këmbim të votës së familjes së tij. 

Shtabet e partive, mohojnë një formë të tillë të agjitimit në emër të punësimeve që ri aktualizohen në çdo fushatë elektorale.  

Nga shtabi i BDI-së në Çair, thonë se kanë shpërndarë programin e kësaj partie nëpër shtëpi. Anëtari i këtij shtabi Rami Qerimi thotë se është zhvilluar një aktivitet normal elektoral, për të njohur qytetarët  me programin e BDI-së. Ky aktivitet sipas tij, nuk ka për qëllimin manipulimin me qytetarët në emër të punësimeve apo premtimeve tjera boshe, por në prezantimin dinjitoz të platformës së BDI-së, për mandatin e ardhshëm.

Aktivistët partiak kanë shtuar aktivitete e tyre edhe në komunën e Tearcës. Zhvillimi i fushatës në forma të bisedave me kryefamiljar që kanë numër më të madhë anëtarëve, trokitja nëpër dyer të shtëpive, shoqërohet edhe me premtime të ndryshme.

Kryetari i Shtabit Komunal të PDSH, Lavdrim Farizi, thotë se kjo praktik nuk e karakterizon fushatën e PDSH. Ai thotë se në gjë të tillë e bëjnë të BDI-së, të cilët kanë përdorur metodat e frikësimit të qytetarëve edhe në ditën e zgjedhjeve, duke shtuar presionin nëpërmjet aktivistëve partiak që kanë qëndruar nëpër vendvotime. Lavdrim Farizi, thotë se intensifikimi i fushatës, nga BDi, formulimi i listave për të punësuar njerëz, tregon se presionet do të vazhdojnë deri ën ditën e zgjedhjeve.

Kryetari i Shtabit komunal i BDI-së, në komunën e Tearcës, Besnik Elezi, thotë se asnjë anëtarë i  strukturave të kësaj partie nuk mund të zhvillojë një fushatë të atillë të premtimeve që janë jashtë kornizave të programit partiak dhe që është pjesë e prezantimit më të gjerë në publik.

 

Exit mobile version