Site icon PORTALB

Jennifer Aniston tregon pse ‘Friends’ nuk mund të ribashkohen

Seriali "Friends"

Jennifer Aniston është pyetur gjithmonë për një ribashkim të ‘Friends’. Por këtë herë ka çuditur me përgjigjen e saj, duke thënë se seriali nuk do të funksiononte në ditët e sotme.

Aktorja Jennifer Aniston kësaj radhe ka çuditur me përgjigjen e saj.

“Ne bëjmë shaka duke thënë se nëse “Friends” do të ishte krijuar sot do të kishim një lokal plot me njerëz që thjesht ndezin iPhone-at. Nuk do të kishte episode aktuale apo biseda”, thotë ajo për Huffington Post.

Aktorja 48-vjeçare thotë se njerëzit sot zhyten në telefona për të bërë biseda. Jennifer pranon se ndonjëherë teknologjia e mposht dhe e privon nga gjumi.

“Nëse mendoj për pajisjet e mëparshme, po përpiqem të mendoj fillimisht, kush vjen e para, zakoni im i keq i gjumit, apo një pajisje? Ndershmërisht dua të fle shëndetshëm dhe nuk besoj se kjo i atribuohet këtyre telefonave që erdhën në jetën tonë dhe në të vërtetë filluan të na prishin gjumin”, vijon Aniston.

Exit mobile version