Site icon PORTALB

Ronaldo është gati për të luajtur kundër Bayernit

Ronaldo me grupin gjatë stërvitjeve

Ronaldo me grupin gjatë stërvitjeve

Bota e madhe madrilene mund të marrë frymë lirisht, Cristiano Ronaldo është gati për përballjen e parë me Bayernin e Mynihut në gjysmëfinalet e Champions League. 

Nëpërmjet faqes zyrtare të rrjetit të fansave me emrin Viva Ronaldo, luzitani ka njoftuar në Twitter se i ka lënë pas problemet fizike që e kanë mbajtur jashtë fushe në javët e fundit me mesazhin “Ai është rikthyer. Cristiano është gati për të luajtur kundër Bayernit”. Janë fjalë që i japin optimizëm një tifozerie të tërë dhe që erdhën menjëherë pasi ylli i Realit kaloi një ditë me punë intensive në stërvitje.

Ndonëse Ancelotti kishte dhënë aprovimin që e gjithë skuadra dhe stafi të pushonte me rastin e Pashkës, Ronaldo nuk ka preferuar të humbasë qoftë edhe një ditë të vetme, duke shkëputur nga pushimi fizioterapistin e klubit Joaquin Juan, me të cilin kaloi një ditë të tërë duke u stërvitur në fushë dhe në pishinë. 

Tashmë për herë të parë që nga dita e dëmtimit, sulmuesi i Los Blancos është gati të bashkohet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, por mbetet për t’u parë nëse kundër gjermanëve do të aktivizohet që nga minuta e parë. 

Me këtë angazhim dhe përgatitje pa pushim të Cristianos duket qartë dëshira që ekziston te madrilenët për të siguruar La Deciman në Champions, e për më tepër që finalja do të luhet në shtëpinë e portugezit, pikërisht në Lisbonë.

Exit mobile version