Site icon PORTALB

Gruevski: 62 deputet që të mos ketë shantazhe të llojit ‘çdo maqedonas duhet të mësojë shqip’

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në tubimin e mbajtur në Kisella Vodë ju ka bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në zgjedhjet parlamentare që të fitojë 62 deputet që të mund Qeveria e re pa pengesë ti realizojë projektet. 

Ai theksoi se të dielën, më 27 prill do të festojnë fitore të dyfishtë. Fitore të Gjorge Ivanovit për president të shtetit dhe fitore të VMRO-DPMNE-së me të paktën 62 vende në Parlament.

“Përkrahja na është e shumë e nevojshme që të mos kemi problem për çështje të karakterit radikal. Të mos ketë problem me çështje që kanë të bëjnë me ndryshimin e kushtetutës. Të mos mundet BDI të zgjedh presidentin. Dhe të mos ketë shantazhe të llojit çdo maqedonas duhet të mësoj gjuhën shqipe”, deklaroi Gruevski.

Exit mobile version