Site icon PORTALB

Maqedoni, sërish moti do të ndryshojë për disa ditë

Moti sot ne Maqedoni

Mot stabil dhe shumë i ngrohtë na pret gjatë fundjavës. Më ngrohtë do të jetë të shtunën kur në disa vende temperatura e ditës do të tejkalojë 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e përforcuar perëndimore.

Nesër në orët e hershme të mëngjesit do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet. Temperatura do të lëvizë prej 8 deri në 29.

Që nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë ndryshim të motit kur priten reshje të ndryshueshme të shiut, veçanërisht të martën. Do të fryjë edhe erë veriore që do të shkaktojë ulje të temperaturës së ditës.

Exit mobile version