Jana Burçevska me “Dance alone” performon sonte në Eurovizion

Përfaqësuesja e Maqedonisë në festivalin e sivjetshëm të Eurovizionit, Jana Burçevska sonte me këngën “Dance alone” do të performojë në natën e gjysmëfinales që do të mbahet në Kiev, Ukrainë.

Përveç Maqedonisë, në natën e dytë gjysmëfinale sonte do të performojë edhe  Austria, Serbia, Malta, Rumania, Holanda, Hungaria, Danimarka, Irlanda, San Marino, Kroacia, Norvegjia, Zvicra, Bjellorusia, Bullgaria, Lituania, Estonia dhe Izraeli.

Për klasifikim në finale do të vendosin  votat e publikut si dhe votat e   komisioneve kombëtare të jurive nga vendet pjesëmarrëse në natën gjysmëfinale dhe nga Gjermania, Franca dhe Ukraina.

Këtë vit, Radio Televizioni i Maqedonisë për anëtarë të jurisë i ka deleguar Alekandar Masevski, Silvana Muçiç Plevnesh, Antonia Gigovska, Marko Mark dhe Kalina Velkoska.

Nga nata e parë gjysmëfinale që u mbajt  të martën  klasifikim në finale siguruan Suedia, Australia, Belgjika, Azerbajxhani, Portugalia, Greqia, Polonia, Moldavia, Qiproja dhe Armenia.

Transmetimi direkt i natës së dytë gjysmëfinale sot fillon në orën 21 në Radio Televizionin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button