Site icon PORTALB

Dëme të mëdha ka shkaktuar breshëri në Greqinë Veriore

Greqia

Mbi 30 mijë dekarë të mbjella kanë pësuar nga breshëri, i cili ka rënë në rajonin e Didimotiho dhe Orestiada në Greqinë Veriore.

Sipas autoriteteve nga rajoni Evros, moti i keq ka shkaktuar dëme serioze në të mbjellat me pambuk dhe luledielli.

Autoritetet në dy javët e ardhshme duhet t’i vlerësojnë dëmet.

Breshëri ka rënë 20 minuta dhe është përcjellë me erë uragane.

Exit mobile version