Site icon PORTALB

Ahmeti në Haraçinë premton 10 mijë vende punë për tre vitet e ardhshme

Ahmeti në Haraçinë premton 10 mijë vende punë për tre vitet e ardhshme

Ahmeti në Haraçinë premton 10 mijë vende punë për tre vitet e ardhshme

Bashkimi Demokratik për Integrim realizoi tubimin e radhës në Komunën e Haraçinës, ku të pranishëm ishin edhe banorët e fshatrave përreth. Përpara të tubuarve të shumtë u prezantuan programi dhe kandidatët për deputetë të Njësisë numër 2.

Kryetari i BDI-së dhe kryesues Liste në Njësinë numër 6 Ali Ahmeti gjatë fjalimit tij tha se, subjekti i tij politik merr 12 vite radhazi forcën nga populli dhe shpie përpara misione të ndryshme, qëllimi parësor i të cilëve është që shqiptarët të bëhen të rëndësishëm në tokat e veta.

“Jemi një komb me një histori të lashtë gati bashkë me diellin e rritur në këto hapësira. Përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi për punën e tyre të palodhshme. Puna jonë është për të çuar proceset, zhvillimet dhe punët më përpara që të ndryshojë dhe e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja. Të gjithë duhet të bëjmë dallime. Ku kemi qenë para 10 viteve dhe ku jemi sot? A ka krenari më të madhe për çdo shqiptar?”, tha Ahmeti.
Ai shtoi më tej se, me ndryshimin e statusit juridik, shqiptarët arritën të bëhen shtet formues, ndërsa shprehu vendosmërinë “për të mos hequr dorë nga hisja dhe nga tapitë tona”.

Duke folur për programin zgjedhor, kreu i BDI-së u shpreh se, “ne përpiqemi dhe me kujdes të veçantë po trajtojmë projektet për një bujqësi më të mirë, për një treg më të gjerë, për kushte më tëmira për bujqit e blegtorët, që produktet e tyre të kenë treg”.

“Unë e di se ka edhe shumë punë për t’u bërë, unë e di se duhet edhe shumë tregje të hapen për tu përmirësuar jeta e bujqve. Trajtim i veçantë po u kushtohet zonave të reja të lira ku brenda 3 viteve do të hapen mbi 10 mijë vende të reja të punës. Pa këto zona e investime, njerëzit tanë do të kërkojnë ardhmërinë në vendet e huaja. Këtu janë qasjet, studimet që janë bërë nga mbi 400 ekspertë e që pasqyrohen në programin tonë. Siç kemi dalë me raport, kemi bërë edhe programin për 4 vitet e ardhshme. Kam kërkuar që brenda këtij mandati të kemi qasje më serioze për 3 gjëra: kanalizim në të gjitha hapësirat, hapësira për gjelbërim pasi mungon ajri i pastër; dhe kam kërkuar me insistimin më të madh, cilësinë më të lartë në arsimin fillor, të mesëm e të lartë. Kam kërkuar edhe rritjen e pagave të mësuesve pasi gjërat për së mbari fillojnë në shkollimin fillorë, kujdes të veçantë për mësuesit”, tha Ahmeti.

Në lidhje me zgjedhjet e 27 prillit, z. Ahmeti ri përsëriti qëndrimin se, shqiptarët duhet të votojnë vetëm për zgjedhjet parlamentare, por jo dhe për ato presidenciale.

Exit mobile version