Site icon PORTALB

Thaçi: Ahmeti gënjeu për punësimet në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë

Thaci: Ahmeti gënjeu për punësimet në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë

Thaci: Ahmeti gënjeu për punësimet në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë

Menduh Thaçi para banorëve të Komunës së Zhelinës në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, kritikoi ashpër Ali Ahmetin për rrenat e Zonës së Lirë Ekonomike, ku sipas Thaçit tre herë është hedhur gur themeli dhe asgjë nuk funksionon.

“Ali Ahmeti mbrëmë tha se do ta bëjmë zonën e Lirë Ekonomike këtu, tre herë e ka hedh themelin, ende  nuk funksionon asgjë, ti themi Urime Urime Urime” tha Thaçi para banorëve të komunës së Zhelinës.

“ Ahmeti  tha se do ti bëjë 7 mijë punësime në zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë, 7 mijë rena”, tha Thaçi.

“Ahmeti tha se gjuhën shqipe do ta bëjë zyrtare prap rrena, Urime Urime Urime” u shpreh Thaçi.

Para qytetarëve të komunës së Zhelinës foli edhe kandidati për deputet i zonës së Zhelinës, Sali Jonuzi.

Exit mobile version