Site icon PORTALB

Frederik Ndoci: Performanca e këngëtarit serb ishte skandaloze

Performanca e këngëtarit serb ishte skandaloze

Performanca e këngëtarit serb ishte skandaloze

Performanca e këngëtarit serb, Zdravko Çoliç në skenën e festivalit “Kënga Ime” në Tv Klan nuk ka kaluar pa kritika.

Një nga kritikuesit e performancës së këngëtarit nga Serbia ka qenë edhe këngëtari Frederik Ndoci.

Ai ka reaguar, duke thënë se performanca e Çoçiç ishte shokuese dhe se “Kënga ime” është shëndërruar në një festival skandaloz që nxit largimin e këngëtarëve nga Kosova.

“Më duket e dhimbshme që të ftohej e të duartrokitej deri në histeri Çoliç, pikërisht në javën që do të shënonte 15 vjetorin e eksodit te shqiptarëve të Kosovës dhë gjithe kalvarin e dhimbjes së kombit tonë. Imagjinoni sikur te ftohej nje artist shqiptar i nivelit te tij ne nje Tv kombetar serb. Më thoni kush do ti virej aq shumë në skenë? Mjerisht artisti në fjale Zdravko Coliç (sipas disa informacioneve) është nacionalist, pra diçka nuk shkon me nacionalizmin e tij në marrëdhëniet tona ndërshtetërore”, ka shkruar në profilin e tij Ndoci.

Ai thotë në fund se Çoliç për natyrën e tij nacionaliste kundër shqiptarëve nuk ka denjuar as të kërkojë falje dhe e sheh performancën e tij si një skandal.

Exit mobile version