Site icon PORTALB

Sulmohet fizikisht sigurimi në SPQ “8 Shtatori”

Spitali 8 Shtatori

Spitali 8 Shtatori

Sigurimi në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” dje në orën 13:40 është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Siç kumtoi MPB-ja, sigurimi i spitalit është sulmuar nga shumë persona të cilët ishin me dy automobila, nga të cilët njësi “BMV” me targa të Shkupit,.të cilët më pas kishin ikur.

Policia pas një kohe të shkurtër e ka ndaluar automobilit “BMV” në rajonin e stacionit policor Bit Pazar, me ç’rast është arrestuar M.R.(27) nga fshati Batincë. Dy personat tjerë me një automobil të panjohur kanë ikur.

Në SPQ “8 Shtatori” ndihmë mjekësore kanë kërkuar personat A.L. (30), E.K. (27), S.A. dhe A.L. , të gjithë të punësuar në agjencinë për sigurim. MPB-ja po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version