Site icon PORTALB

Tomas Brdariç largohet nga Shkëndija?

Tomas Brdariç

Tomas Brdariç

Edhe pse në faqen zyrtare të KF Shkëndija nuk ka asnjë informacion lidhur me largimin e trajnerit kroat Tomas Brdariç nga posti, mediat në vend (Makedonski Sport), shkruajnë se ai që nga e hëna nuk po punon me ekipin dhe se tani më është edhe një trajner që do të mbetet në historinë e klubit që vjen për të fituar titullin, por nuk e arrin atë.

Kur kanë mbetur katër xhiro deri në fund të kampionatit dhe finalja e Kupës së Maqedonisë, raportohet se deri në fund të këtyre ndeshjeve me ekipin do të punojë Erhan Selimi.

Të përkujtojmë se katër xhiro para fundit Vardari është shpallur kampion, ndërsa Shkëndija ka mbetur për të tentuar që të fitojë një garë, atë të Kupës së Maqedonisë që luhet me 17 maj në Strumicë ndaj Pelisterit. /Portalb.mk/

Exit mobile version