Site icon PORTALB

Obama që në nëntor e ka paralajmëruar Trampin për Flin

Barak Obama

Ish-presidenti i SHBA-së Barak Obama e ka paralajmëruar në nëntor të vitit të kaluar presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp të mos e angazhojë gjeneralin e pensionuar Majkëll Mlin për këshilltar nacional, theksuan burime nga ish-administrata e Obamës.

Këtë paralajmërim, Obama ia transmetoi Trampit gjatë takimit të parë në Dhomën ovale më 10 nëntor, theksojnë bashkëpunëtorët e Obamës.

Informacioni është publikuar sot vetëm disa orë para dëshmisë së Seli Jets, ish-prokurore e përgjithshme para Kongresit për shkak të gjoja kontakteve midis Flin dhe Rusisë.

Fakti që Obama drejtpërdrejtë e ka paralajmëruar Trampin tregon në druajtjen për shkak të emërimit eventual të Flin në nivele të larta të pushtetit disa muaj para largimit të Obamës, lajmërojnë mediat amerikane.

Exit mobile version