Site icon PORTALB

Klopp e driblon Barcelonën

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp i ka siguruar tifozët e Borussia Dortmundit se nuk e ka në plan që të shkojë te Barcelona. Mediat vazhdojnë të spekulojnë se klubi katalunas do ta shkarkojë Gerardo Martinon, duke qenë se Blaugranët pritet ta mbyllin sezonin pa asnjë trofe.

Ndërkaq, emri i strategut gjerman është përmendur si zëvendësues i mundshëm.

“Askush nuk ka nevojë të shqetësohet. Të gjithë jemi paksa të dashuruar me këtë klub dhe me gjërat që po ndodhin këtu”, ka deklaruar Klopp për BVB Total!.

46-vjeçari është trajner i BVB që nga viti 2008, ndërsa ka fituar dy tituj të Bundesligas dhe një trofe të DFB-Pokal.

Exit mobile version