Site icon PORTALB

Hamilton sundoi Kinën

Hamilton e filloi garën i pari dhe i pari e përfundoi

Hamilton e filloi garën i pari dhe i pari e përfundoi

Gara e madhe për çmimin e Kinës ka qenë përsëri nën hijen e britanikëve. Kjo garë ka përfunduar me fitoren e pilotit britanik Lewis Hamilton. Në vendin e dytë është renditur pikërisht shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili ruan ende kryesimin e botërorit për pilotë, ndërsa për herë të parë në pod është ngjitur Fernando Alonso, me Ferrari.

Pas tyre u renditën dy pilotët e Red Bull, kampionëve të sezonit të kaluar, por këtë herë piloti debutues Ricciardo del përpara 4 herë kampionit të botës, Sebastian Vettel.

Me këtë garë mbyllet edhe turi aziatik i Formula 1 për këtë sezon, teksa pas 3 javësh do të nisë turi europian, me Çmimin e Madh të Spanjës, në Katalunja, nga 9-11 Maj.

Renditja e pilotëve, pas 4 garave të para të zhvilluara.
1. Rosberg, Nico 61
2. Hamilton, Lewis 50
3. Hulkenberg, Nico 28
4. Alonso, Fernando 26
5. Vettel, Sebastian 23
6. Button, Jenson 23
7. Magnussen, Kevin 20
8. Bottas, Valtteri 18
9. Perez, Sergio 16
10. Ricciardo, Daniel 12
11. Massa, Felipe 12
12. Raikkonen, Kimi 7
13. Vergne, Jean Eric 4
14. Kvyat, Daniil 3
Renditja e skuderive pas 4 garave të zhvilluara.
1. Mercedes 111
2. Force India 44
3. McLaren 43
4. Red Bull Racing 35
5. Ferrari 33
6. Williams 30
7. Toro Rosso 7  

Exit mobile version