Site icon PORTALB

Çudia e futbollit kinez që po “çmend” botën, ndodhë çdo javë edhe në Kosovë

lojtar

Një statistikë e pabesueshme vjen nga Kina. Huashen Zhang është një nga lojtarët e Shangai SIPG, skuadra ku aktualisht luajnë edhe brazilianët Oskar dhe Hulk.
Për futbollistin 19-vjeçar ka një statistikë jo të zakonshme për futbollin që njohim. Në fakt, mesfushori i ka nisur si titullar shtatë ndeshjet e fundit, por çuditërisht zëvendësohet në minutat e para të takimit.

Duhet të dini se Federata Kineze ka një ligj që i detyron të gjitha ekipet që të kenë një numër të caktuar futbollistësh vendas dhe që janë nën moshën 23-vjeçare pasi kështu ju jepet mundësia edhe talenteve të promovohen.

Shumë nga ekipet e Ligës së Parë kineze veprojnë në këtë mënyrë, duke nisur ndeshjen me një lojtar zakonisht të ri në moshë që ndërrohet brenda 20 minutave të para të takimit.

Kjo ndodh shpesh herë edhe në futbollin kosovar, ku trajnerë të caktuar vazhdimisht largojnë nga loja lojtarin e ri që e kanë futur vetëm për të respektuar rregullin.

Exit mobile version