Site icon PORTALB

12 minuta për të bërë për vete një person

Nëse mendoni se të bësh për vete dikë duhet kohë dhe përpjekje, gaboheni…kjo të paktën sipas një studimi të ri ku kanë marrë pjesë 2 mijë persona.

Të anketuarit kanë ndarë përvojat e takimit të tyre të parë me personin që kanë në krah, si janë njohur dhe çfarë u ka bërë përshtypje më tepër.

Në përfundim rezultoi se në 64 përqind të tyre impresionimin e parë e kishte pasur nga buzëqeshja e partnerit ose partneres, 58 përqind nga shikimi dhe 25 përqind nga toni i zërit, ndërsa në krahun tjetër, aroma e trupit ishte shkaku ‘i largimit’ në të shumtën e herëve, plot 60 përqind, ndërsa era e keqe e gojës në 53 përqind të rasteve.

Sipas këtij studimi për të krijuar përshtypjet e para nisur nga këto elementë, të anketuarve u është dashur mesatarisht 12 minuta.(BW)

 

Exit mobile version