Arrestohet edhe një person për parregullsitë në Kuvend, në bisedime zyrtare janë thirr edhe tre persona

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se njësiti “Alfa” dje e ka privuar nga liria dhe e ka arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë P.A (65) nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë për veprën e kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale” më 27 prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Me personin është kryer bisedë zyrtare, në të cilën ai i sqaroi veprimet e ndërmarra. Pasi P.A. ka hyrë në sallën ku mbahej konferenca për shtyp, me shfrytëzimin e forcës fizike i ka sulmuar deputetët Z.Z., R.Sh. dhe R.I. ndërsa është përplasur edhe me të punësuarit e sigurimit.

Pas përfundimit të bisedës dhe konstatimit të veprimeve, thekson MPB-ja, dje rreth orës 19:00, P.A. i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike në Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi edhe se në kuadër të masave të cilat SPB Shkup i ka ndërmarrë për identifikimin e pjesëmarrësve në ngjarjet e palakmueshme të 27 prillit në Kuvend, më 5 maj në bisedime zyrtare janë thirr edhe tre persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi.

“Nga ana e Prokurorit publik është dhënë orientim, pas përfundimit të kontrolleve të nevojshme dhe bisedimeve zyrtare, personat të lirohen nga stacioni policor, ndërsa materiali i dokumenteve për dëshmi për ta, në periudhën paraprake të dakorduar, në hapësirat e Prokurorisë Themelore Publike t’ju prezantohet. Pas shqyrtimit të materialit të prezantuar dëshmues në PTHP, nga ana e tyre do të jepen orientime kur do t’ju shqiptohet kallëzim penal dhe në cilën mënyrë do të sigurohen personat e njëjtë, në kuptimin nëse do të thirren ose do të privohen nga liria me urdhrat e dhëna paraprakisht nga Prokuroria themelore publike”, informon MPB-ja.

Në njoftim shtohet se Sektori për punë të brendshme Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike edhe më tej ndërmerr masa dhe aktivitete në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur më 27 prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe në identifikimin dhe dokumentimin edhe të persona tjerë pjesëmarrës në ngjarjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button