Site icon PORTALB

Berisha: Ja se si Edi Rama do të bëhet si Enver Hoxha

Sali Berisha

Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” thekson se ndërsa Rama kërkon kompetencat e Presidentit ka tre tritole në 24 orë, vrasje apo maska. 

Sipas Berishës, ai pasi futi vendin në kaos me qeverisjen e tij  përpiqet me të gjitha mjetet përshirë këtu edhe letrat e Tahirit drejtuar Presidentit të binde shqiptarët  se nuk ka lidhje me to.

Ndër të tjera ish-kryeministri Berisha thekson se Edi Rama e ka mendjen vetëm tek pushteti personal dhe përdorimi i tij për pasurim.

Tre tritole në 24 orë, vrasje dhe maska. Ndërkohë Rama… kërkon edhe kompetencat e Presidentit!

Të dashur miq, në 24 orë kanë ndodhur; tritol në komisariatin në Fushë- Krujë, tritol në Durrës biznesmenit të njohur, tritol në Tiranë, drogë në të katër anët dhe Edi Rama kërkon dhe kompetencat e Presidentit. Ai e ka mendjen vetëm tek pushteti personal dhe përdorimi i tij për pasurim.

Ai, pasi dështoi totalisht në qeverisjen e tij dhe zhyti vendin në kaos dhe pasiguri, përpiqet me të gjitha mjetet, përfshirë këtu letrat idioteske të Tahirit, të shkruara nga vetë Rama, drejtuar presidentit për gjykatësit, të bindë shqiptarët se shkaku i tritoleve, vrasjeve të njëpasnjëshme, trafikut të drogës nga deti, toka dhe ajri nuk është ai dhe lidhjet e tij këmbë krye me krimin. Përkundrazi, shkaku i vërtetë sipas zërave të brendshëm qëndron në faktin se ai meriton dhe duhet të jetë vetë kryeministër, president dhe kryekreu i kësaj toke, pra vetë Enveri! “./ SotNews  

Exit mobile version