Site icon PORTALB

Shkëndija eksplodoi edhe në Gjorçe Petrov

Braziliani Zhunior autor i dy golave për Shkëndijën

Braziliani Zhunior autor i dy golave për Shkëndijën

Shkëndija ka vazhduar serinë e fitoreve, kësaj radhe duke e mundur 3:1 Makedonija Gjorçe Petrovin në fushë të saj. 
Vetëm gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur dhe goli I parë, kur në skenë doli braziliani Zhunior që shënoi për 1:0. 

Në pjesën e dytë Shkëndija vazhdoi duke sulmuar golin kundërshtarë, ndërsa në minutën e 65-të përfituan një penalti, të cilën e realizoi kroati Bojan Vruçina.
Në minutën e 84-të, kur pas një slalomi të vërtetë braziliani Zhunior shënoi edhe një gol tjetër në rrjetën e vendasve, duke tejkaluar edhe portierin Stojçevski. Golin e nderit për nikoqirët e shënoi Jasmin Mecinoviq.

Rabotniçki ka treguar se jo rastësisht është lideri i Ligës së Parë, pasi në Tetovë e ka mundur Renovën, me rezultat të tenisit 2:6. Me këtë fitore skuadra nga Shkupi ka paralajmëruar se dëshiron me çdo kusht titullin kampion. 

Figurë qendrore në këtë takim ishte Markovski i cili shënoi “hat-trik” (21’, 46’, 56’), ndërsa nga një gol shënuan Ilijoski (7’), Manevski (63’) dhe Petar Petrov (83’). Te Renova dy golat e vetëm ishin vepër e Argjent Gafurit (50’ 67’).

Gostivari nuk arriti ti bëjë ballë Horizont Turnovës, pasi ka pësuar disfatë 1:2. Dy gola i ka shënuar Svojiq për Turnovën, ndërsa Eshtref Dehari shënoi golin e vetëm e që ishte i barazimit për një moment.

Pelisteri e ka mundur EuroMilkun 1:0, ndërkohë Bregallnica në Kërçovë me rezultatin 3:1 mundi Napredokun. 
Sikurse njoftuam edhe më parë se derbi i xhiros së 28-të ndërmjet Metalurgut dhe Vardarit është shtyrë për shkak kushteve të papërshtatshme për lojë, ndërsa sipas paralajmërimeve e njëjta do të duhet të zhvillohet nesër në Autokomandë. / Portalb

Exit mobile version