Site icon PORTALB

Relativisht qetë në Siri pas Marrëveshjes për zona të deeskalimit

Siri, foto arkiv

Në Siri sot krahas përleshjeve sporadike, u shfaq armëpushimi relativ, në pajtim me vendosjen e zonave për deeskalimin në rajonet që kryesisht janë nën kontrollin e opozitës, bënë të ditur mediat e Qeverisë siriane dhe aktivistët opozitarë.

Hartat përfundimtare në ato zona do të konfirmohen më 4 qershor.

Marrëveshja është përgatitur nga Rusia, Turqia dhe Irani dhe hyri në fuqi në mesnatë dhe prej atëherë nuk janë regjistruar viktima të reja.

Marrëveshja për krijimin e zonave të sigurta paraqet tentim më të ri ndërkombëtar për armëpushim në Siri, ku tani më gjashtë vjet ka luftë civile, në të cilën e kanë humbur jetën 400.000 persona.

SHBA-ja nuk është përfshirë në këtë Marrëveshje, ndërsa Siria nuk e nënshkroi, ndërsa opozita siriane e kritikoi të njëjtën dhe e vlerësoi si tërësisht jolegjitim.

Është paraparë që zonat më të mëdha të deeskalimit të jenë provinca Idbil, pastaj rajoni kufitar Hama. Alepo dhe provinca Latakia, tre zonat tjera do të jenë në provincën veriore Joms, rajoni lindor Guta, në lindje të Damaskut dhe përgjatë kufirit me Joraninë.

Nëse tre shtetet pjesëmarrëse pajtohen për hartat përfundimtare të zonave të deeskalimit, Marrëveshja menjëherë mund të zgjerohet.

Marrëveshja nënkupton heqje të armiqësive midis forcave qeveritare dhe opozitare në ato zona dhe mundëson kushte për qasje të ndihmës humanitare, mjekësore dhe kthimin e civilëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre dhe ripërtëritje të infrastrukturës së shkatërruar.

Exit mobile version