Site icon PORTALB

Fazliu: Banda e Mexhitit sulmoi një anëtar të PDSH-së

Bekim Fazliu

Bekim Fazliu

Partia Demokratike Shqiptare sot përmes anëtarit të kryesisë qendrore, Bekim Fazliu ka akuzuar partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim për terror dhe huliganizëm ndaj shqiptarëve.

Fazliu tha se një anëtar i PDSH-së është sulmuar nga anëtarët e BDI-së sipas tij, pa arsye.

“Mbrëmë në Çarshi të Shkupit është sulmuar vetëm se është anëtar i PDSH-së Adrian Demiri nga Kumanova. Adriani është sulmuar nga bandat e Izet Mexhitit të udhëhequra nga Omer Bunjaku. Sa më shumë që afrohet fundi i qeverisjes së tyre aq më tepër e tregojnë fytyrën e vërtetë të tyre. Deri dje maskë e kanë pasur pushtetin ndërsa prej dje doli në pah fytyra e vërtetë e BdI-së prej kriminelit.” tha mes tjerash Fazliu.

Kërkojmë nga institucionet që huliganët të marrin dënimin e duhur, theksoi ai. /Portalb

Exit mobile version