Site icon PORTALB

Shkupi turpëroi liderin

Momenti kur Muharrem Bajrami shënoi golin për epërsi

Momenti kur Muharrem Bajrami shënoi golin për epërsi

Tri ekipet e para të Ligës së Dytë, kanë pësuar disfata, ndërsa më keq e pësoi lideri i tabelës Sileksi, skuadër kjo që u turpëruar nga Shkupi, duke pësuar disfatë të lartë 4:1. 

Edhe pse mysafirët të parët kaluan në epërsi në minutën e 12-të me anë të golit që shënoi Elmir Mandak, kjo nuk i ç’rregulloi aspak “pëllumbat” të cilët shumë shpejt konsoliduan radhët e tyre dhe nëpërmjet Mumin Sallait barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 37-të. Golat tjerë të Shkupit u shënuan nga Muharrem Bajrami ‘49, Goran Stankovski ’66 dhe Mentor Idrizi ’85.

Drita e ka mundur ekipin e Vrapçishtit me rezultat minimal 1:0, ndërsa Zajazi u tregua i pamëshirshëm ndaj Novacit, duke e mundur me rezultat të thellë 5:2. / Portalb

Exit mobile version